VIDEO/ Ups! Ishte Live para kamerave, por furgoni i policisë e ‘mbyt’ me tym ministren Balluku  

Një video e ndodhur spontanisht në pistën e Rinasit, me një furgon policie gjatë konferencës për shtyp të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, është bërë virale në rrjet.

Kjo video me nota humori ka pasur për protagonist jo ministren Balluku edhe pse u zhvillua prapa krahëve të saj. Një furgon policie me gjasë i komisariatit të Aeroportit të Rinasit, kaloi gjatë momentit që ministrja po mbante deklaratën tepër serioze dhe e mbushi atë me tym.

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, po jepte në ato çaste njoftimin për rinisjen e fluturimeve nga aeroporti i Rinasit. Por teksa ajo po fliste dhe jepte deklaratën LIVE për mediat, prapa saj kaloi një makina e policisë.

Kjo e fundit me gjasë prej karburantit jo cilësor apo prej ndonjë defekti në motor, la pas një re të madhe tymi të bardhë, që shquhej qartë nga kamerat, duke u kthyer në “tymuesen e konferencës” dhe duke marrë vëmendjen nga i gjithë fjalimi i Ballukut.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *