VIDEO/ Urës mbi Drinin e Zi po i ngrihen dy këmbët e para. Kryeministri Rama e shoqëron me kolonë zanore me ‘Vallen e Kukësit’…  

Pasi e ka paraqitur atë shumë muaj më parë në projektin “3D”, sot kryeministri Rama nuk ka humbur rastin ta prezantojë edhe më një video punën që ka nisur tashmë në kantierin për ngritjen e urës së Kukësit.

Ura e re që do të ngrihet shumë pranë asaj ekzistuese, mbi lumin “Drini i Zi” do të jetë më e gjerë dhe pjesë e “Rrugës së Kombit”, e cila ka ende të papërfunduara disa ura nga Kukësi deri në kufirin me Kosovën në Morinë.

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga kantieri për ndërtimin e urës së madhe të Kukësi, duke vendosur si kolonë zanore të videos pikërisht “Vallen e Kukësit”, teksa shkruan se “puna nuk ndalet”.

Ja postimi i plotë në Facebook i kryeministrit Rama:

“MIRËMËNGJES ?

dhe me pamjen e punës që nuk ndalet për urën e madhe të Drinit të Zi në Kukës, ju uroj një ditë të mbarë?”,- shkruan Rama.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *