Presidenti i Francës bëhet sërish protagonist i një ngjarje të pakëndshme në publik. Ai është goditur së fundmi me shpullë në fytyrë nga një grua. Në pamjet që kanë qarkulluar në Internet, në Twitter dhe Youtube, shihet teksa Macron mes badigardëve afrohet tek disa njerëz, kur një vajzë nis t’i flasë me qortim dhe më pas e godet me shpullë.
Në atë moment, ndërhynë badigardët e Macron dhe e shrinë në tokë vajzën duke e neutralizuar.
Kjo është hera e dytë që Macron qëllohet me shpullë në publik, ndërsa një vit më parë u godit dhe me vezë në kokë.