Situata pandemike po përkeqësohet në mbarë botën, ndërsa zgjidhja që i kanë dhënë shumë vende kësaj gjendje është vaksinimi.
Vaksinimi, si zgjidhje e vetme për t’u mbrojtur nga Covidi, po kundërshtohet nga shumë vende të botës, ku edhe janë organizuar protesta.
Një ndër protestat më të pazakonta është ajo e Francës, ku ditën e sotme katër persona kanë zgjedhur të rrezikojnë veten e tyre në shenjë protestë në mënyrë që të refuzojnë vaksinimin.
Katër francezë, ku tre prej tyre ishin alpinistë profesionistë të moshave 21, 28 dhe 33 vjeç, janë ngjitur si ‘merimanga’ në një kullë, pa asnjë masë mbrojtëse duke rrezikuar jetën. Megjithatë sapo kanë zbritur, organizatori i kësaj proteste 60-vjeçari Robert, është arrestuar pasi përveç vetes, i ka rrezikuar jetën edhe të tjerëve.
/Priza.al/