Tirana fiton derbin e katërt sezonal, duke mposhtur për të dytën herë Dinamon në kampionat dhe po kaq herë herë edhe Partizanin. Bardheblutë triumfuan 0-1 në “Air Albania” në sfidën e fundit të javës 17 të Kategorisë Superiore, duke mbajtur kreun të shkëputur. Një 90 minutësh ku foli për bardheblutë të cilët ishin më këmbëngulës.
Në fundin e pjesës së parë lojtari i Dinamos Sidibe e largoi topin nga vija fatale, kurse më pas Simoni iu përgjigj Xhixhës dhe në një rast e ndihmoi shtylla pingule. Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 58’ Bardhi shënoi për Dinamon, por VAR i prishi festën sulmuesit.
Xhixha më pas nuk fali në minutën e 69-të dhe e mposhti portierin Simoni, i cili nuk kishte pësuar në ndeshjet e fundit në portën e Dinamos. Praktkisht Tirana shkon gjashtë pikët diferencë me Laçin e Kukësin, që i kishin vënë në presion.