Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga zjarret, ku flakët kanë djegur siperfaqe të mëdha. Një vatër e re zjarri është shfaqur gjatë ditës së sotme në një kodër në Gjirin e Lalëzit.
Flakët nuk duken se janë larg nga bregu i detit, dhe deri më tani nuk është ndërhyrë nga forcat e zjarrfikëses.