Video/ Vazhdojnë aksidentet, tronditen Berati dhe Qafë-Plloça, dy të plagosur!

Vazhdon të rritet numri i aksidenteve në Shiqipëri.

Në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore,  në fshatin Orizaj është regjistruar ditën e sotme një aksident. Pamjet janë filmuar nga një kamera sigurie ku shihet një mjet tip ‘Benz’, me targa AA 987 YJ, i cili është duke dalë nga një servis makinash. Makina qëndron disa momente në pritje që të lirohet rruga, por në momentin që futet në korsi, goditet nga pas nga mjeti ‘Seat’ me targa TR 8536 M. Ky i fundit i përkiste një kompanie “Security” dhe dy pasagjerët .

Si pasojë e përplasjes së mjeteve janë plagosur dy pasagjerët Sose Toska e Sali Toska, që ndodheshin duke udhëtuar në mjetin tip Benz, ndërkohë që dy drejtuesit e mjeteve Xhavair Atia dhe Gentjan Boçka nuk kanë pësuar lëndime.

Të plagosurit Sali e Sose Toska janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhen në kujdesin e mjekëve, pasi kanë marrë plagë dhe shembje në të gjithë trupin.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore, që pasi kanë këqyrur vendin e ngjarjes kanë dalë në konkluzionin paraprak se, shkak për aksidentin është bërë dalja e gabuar e mjetit tip ‘Benz’ në rrugën nacionale por edhe shpejtësia jashtë normave të lejuara me të cilën po udhëtonte mjeti tip ‘Seat’ në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore.

Ndërsa një tjetër aksident, ka ndodhur në aksin Pogradec-Korçë, në Qafë Plloçë. Raportohet se një kamion është përplasur me një automjet, dhe fatmirësisht nga informacionet policore ka vetëm dëme materiale, dhe nuk ka të lënduar.

Por si pasojë e aksidentit e gjithë rruga është bllokuar, duke krijuar radhë të gjatë. Policia ka mbërritur në vendngjarje për sqarimin e rrethanave si dhe për zhbllokimin e trafikut.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *