Sulmuesi “dardan” Vedat Muriqi ka shënuar një tjetër gol në La Liga me fanellën e Mallorca, këtë herë përballë Alaves.
Prizrenasi ka ndëshkuar skuadrën e vendit të fundit, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij, për të shkuar drejt një fitoreje të rëndësishme për mbijetesë.
Për Muriqin ky është goli i 4 në La Liga, ndërkohë që ka dhënë edhe një asist në 12 ndeshje të luajtura.