VIDEO/ Vendosëm eksploziv dhe bënë atentat në Vlorë, autorët e dogjën makinën pranë…

Kjo është makina e autorëve të atentatit me tritol ku mbeti i plagosur 34-vjeçari Indrit Sadedini, ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë.

Makina tip “Mazda” me targa “AA 014 IC” u gjet në zonën e Darëzezës në Fier dhe është e shkrumbuar totalisht.

Edhe pse duket e vështirë gjetja e provave, automjetit pritet t’i bëhet ekspertiza totale nga grupi hetimor.

Ndërkohë, për ngjarjen dyshohet se kanë marrë pjese tre autorë, dy lëviznin me makinë dhe një i tretë e ndiqte shënjestrën në distancë.

Por për zbardhjen e kësaj ngjarjeje policia ende vazhdon hetimet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *