VIDEO/ Vepra e famshme e Sandro Botticelli del në ankand, ja çmimi ‘i çmendur’ që do hapë ofertat

Një vepër arti e jashtëzakonshme e piktorit të famshëm italian Sandro Botticelli do të dalë në ankand nga Sothesby në 27 janar në New York , duke nisur nga 40 mln dollarë. Por kjo pikturë, përtej autorësisë, ka edhe një tjetër veçanti. Titullohet ‘Krishti i Dhimbjeve’ dhe nën imazhin e Jezusit gjenden simbolet e Pasionit, Shën Mëria me fëmijën. Kjo vepër që prej shekullit të 19 është në duar të privatëve, dukë u dhënë në hua vetëm një herë për ekspozitën dedikuar piktorit në Frankfurt në 2009-2010.

Sipas ekspertëve dhe kritikëve të artit që e kanë ekzaminuar, nën shtresën e bojës ku është pikturuar Krishti, vetëm nëpërmjet rrezeve infrared është mundur të dallohet edhe imazhi i Shën Mërisë, që mban në duar të birin dhe e shtrëngon në faqe. Piktura sipas tyre është realizuar në vitin 1500 në Firence.

Sandro Botticelli's 'The Man of Sorrows' | Old Master Paintings | Sotheby's

Sandro Botticelli ishte një piktor që kategorizohet në Rrymën e Rilindjes dhe është një ndër më të rëndësishmit e artit botëror, ku të njohura veçanërisht janë veprat Lindja e Venusit dhe Pranvera.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *