Vjosa Osmani ka marrë sot zyrtarisht detyrën si presidente e Republikës së Koaovës. Ajo u zgjodh nga deputetët e Kosovës me 71 vota. Në sheshin “Ibrahim Rugova”, Osmani pranoi detyrën e re nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca.
Ajo kaloi paraprakisht pranë gardës së FSK-së, ndërsa në ceremoni ishin të pranishëm figura të njohura si kryeministri Kurti me kabinetin e tij, ambasadori Kosnett dhe ambasadorë të tjerë të vendeve mike. Pas marrjes së detyrës, Osmani do të vazhdojë gjatë ditës me një sërë aktivitetesh.
10:00 Arritja e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu
10:00 – 11:00 Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës
11:00 – 11:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë
11:30 – 12:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI
12:45 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë
13:15 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova
13:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës
13:40 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat”
14:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz
17:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së.