Video/ Vodhi byzylykun 1 milion lekësh në Gjirokastër, i riu del nga dyqani pa iu ‘dridhur’ qerpiku

Një vjedhje e hapur ka ndodhur ditën e sotme në një dyqan në lagjen 18 shtatori në Gjirokastër, ku një i ri ka vjedhur një byzylyk floriri.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë. Vjedhja ka ndodhur në mëngjes, ndërkohë që pronaret e dyqanit kanë vënë alarmin kur kanë vërejtur mungesën e byzylykut në raft. Menjëherë është njoftuar policia, e cila është vënë ne kërkim te autorit misterioz.

Ashtu siç duket edhe nga pamjet, hajduti ka hyrë normalisht si një klient i thjeshtë në argjendari dhe pa u vënë re, teksa sheh byzylykët ai e merr një nga ato dhe e fut në xhep. Vlera e byzylykut nuk është e vogël, pasi arrin rreth 1 milion lekë të vjetra.

Në mënyrë ‘profesionale’ ai del nga argjendaria pa u vënë re ndërsa tashmë policia është në kërkim të autorit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *