Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Astir pak minuta më parë ky dy persona ende të paidentifikuar kanë të vrarë me armë zjarri.
Bëhet me dije se dy personat e seksit mashkull, ndodheshin brenda një ‘Audi’ në zonën e ‘Astirit’ në zonën e njohur si ‘Dy rrathët’ në Unazën e Re, teksa kanë rënë pre e një atentati mafjoz. Autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash duke lënë të vdekur në vend dy personat që ndodheshin brenda ‘Audit’ të bardhë me targa ‘AB 008 EM’.
Paraprakisht dyshohet se atentatorët pas vendit të ngjarjes janë larguar drejt ISH-SHESHIT “Shqiponja” me mjetin me të cilin kanë kryer dhe krimin e rëndë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve
/Priza.al/