Shovinizmi serb ‘nxjerr kokën’ sa herë bëhet fjalë për shqiptarët edhe kur në fakt luhet thjesht një ndeshje futbolli.
Skualifikimi i Serbisë në ndeshjen me Zvicrën gjatë mbrëmjes së djeshme ka bërë që në shumë qytete të Europës të dalin nëpër sheshe serbe me flamujtë dhe parrullat e tyre raciste duke kërkuar vrasjen dhe zhdukjen e shqiptarëve.
"Kill, slaughter, so that Albanians [slur] don't exist."
Serbian chauvinists marching through the streets of Vienna, following Serbia's defeat by Switzerland.https://t.co/oSOxzAR1XI
— Admirim (@admirim) December 3, 2022
Ata janë sjellë njëlloj si edhe tifozët në stadium gjatë mbrëmjes së djeshme, të cilët po ashtu thërrsinin për vrasjen e shqiptarëve.
Pamjet e mëposhtme janë filmuar mbrëmë pas mesnate në Vjenë, ku mijëra serbë marshojnë rrugëve duke kërkuar vrasjen e shqiptarëve.