Sulmuesi i Manchester City, Phil Foden dhe bashkëshortja e tij Rebeca Cooke janë grindur gjatë pushimeve të tyre në ishullin e Korfuzit në Greqi.
Mësohet se 22-vjeçari ishte duke u larë në det, bashkëshortja ka parë celularin e tij.Me gjasë ndonjë mesazh nuk i ka pëlqyer Cooke, që ka krijuar një debat të madh me futbollistin. Gjithçka është kapur nga kamerat, me çiftin që është larguar më pas së bashku me foshnjën e tyre.
Tone të ashpra mes të pranishmëve, që e kanë njohur yllin e City.