Policia ka arritur të zbulojë laboratorin e kriptomonedhave, i cili kamuflohej në një fabrikë. Këto janë pamjet brenda ambientit të strukturës që kishin arritur të ngrinin për prodhimin e kriptovalutave.
Kujtojmë se ditën e sotme Policia e Fierit arrestoi Fabjo Braçaj 26 vjeç ndërsa në kërkim është shpallur Fatjon Koçi 25 vjeç. Këta persona në bashkëpunim, kanë krijuar ‘fabrikën’ e prodhimit të monedhës elektronike duke kryer aktivitet të palicencuar. Ata gjithashtu shmangnin procedurat ligjore në lidhje me detyrimet ndaj shtetit dhe madje vidhnin energjinë elektrike për funksionimin e këtyre pajisjeve elektrike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 pajisje elektronike për prodhimin e kriptovalutave, pajisje të telefonisë celulare, pajisje ndihmëse elektronike etj.
Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, evidentimin dhe vendosjen përpara drejtësisë dhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet”, tha policia. Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme.
/Priza.al/