Një ditë pas zgjedhjes së kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka dalë në një konferencë në selinë e PD.
Albana Vokshi deklaroi se Edi Paloka shpall me mbi 65% të votave kryetar dhe se është hera e parë që një parti politike kryen një proces kaq transparent.
“Paloka u shpall me mbi 65% të votave kryetar i rizgjedhur i Këshillit të PD. Është për herë të parë që një parti politike kryen një proces kaq transparent dhe demokratik ku thelbi i procesit është vota”, tha VOkshi.