VIDEO/“Zgjedhjet nuk kanë përfunduar”, presidenti Meta kërcënon me mos njohje të rezultatit

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, në një deklaratë të paralajmëruar për mediat, është përqëndruar tek votimi në 25 prill, ndërsa ka dhënë sinjale të qarta se zgjedhjet nuk kanë përfunduar.

Meta tha se rezultati është paraprak, dhe se do të ketë ankimime dhe kontestime. Ai vendosi pikat mbi ‘i’ duke nënvizuar që në krye të herës se administrimi vijon dhe se rezultati është paraprak, duke vënë në dukje për një numër të konsiderueshëm fletësh të pavlefshme.

Presidenti Meta kërkoi që të votohet çdo votë që është hedhur nga qytetarët, ndërsa apeloi ndaj forcave politike që të mos merrem me analiza, por ti shërbejnë procesit të votimit. ‘Përpjekja për të hedhur shashka janë të dëshpëruara’, paralajmëroi Meta.

“Mos u çorientoni, zgjedhjet nuk kanë përfunduar, dita e votimeve po, administrimi vazhdon, rezultati vazhdon dhe i ka të gjitha mundësitë të jetë një rezultat vetëm paraprak, për arsye sepse procesi i numërimit nuk ka përfunduar ende. Por ajo që është më e rëndësishme, është se procesi i ankimimit nuk ka nisur akoma”, u shpreh ai.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *