Një anije lundrimi “MSC Liria” ka shpërthyer në flakë mesditën e sotme.
Kjo anije ishte ankoruar prej muajsh në portin e Korfuzit, teksa brenda saj ka pasur 51 pasagjerët, fatmirësisht shëndoshë e mirë. Nuk dihen ende shkaqet, e ndërsa siç shikohet në pamje, flakët janë të përmasave të mëdha. Zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
MSC Lirica është ndërtuar në 2003. Ajo është e gjatë 251 metra, e gjerë 28 metra dhe mund të mbajë 1,526 pasagjerë dhe 760 anëtarë të ekuipazhit.