Fabrika e tullave në fshatin Maminas është përfshirë nga flakët. Dyshohet se shkaktar i zjarrit është një shpërthim bombole gazi. Fatmirësisht deri me tani nuk raportohen të lënduar. Punonjësit janë evakuuar menjëherë nga ndërtesa.
Momentalisht raportohet për 1 të lënduar, shtetasi Besnik Bojaku. Bëhet me dije se ai ka marrë lëndime në trup dhe se është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Ndërkohë që deri tani nuk dihet nëse ka persona të tjerë të lënduar në fabrikë.
Në vendngjarja kanë shkuar forcat e policisë së bashku me zjarrfikëset për të vendosur flakët nën kontroll dhe të bëjnë zbardhjen e plotë të ngjarjes.