Vendgrumbullimi më i madh i gomave në botë i cili gjendet në qytezën Al Sulaibi në Kuvajt është përfshirë nga zjarri. Në videot e mëposhtme shihet tymi i zi, duke u ngritur në ajër, kurse shumë po brengosen për pasojat që do të shkaktohen nga djegia e gomave.
“I është vënë flaka vendgrumbullimit të gomave në Kuvajt. Kur mendoni që situata me kushtet klimatike nuk mund të jetë më e rëndë. Nuk po mund ta paramendoj se çfarë do t’i bëjë kjo ajrit tonë”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale.
Lokacioni i saktë nga ku është realizuar videoja nuk dihet, pasi vendgrumbullimi i gomave të vjetra është shumë e madhe.
/Priza.al/