Shqipëria është duke u djegur. Ditët e fundit vatra e zjarrit janë përhapur si kërpudhat pas shiut. Prej dy ditësh janë duke u djegur dhjetëra hektarë pyje.
Në videot e siguruara nga ‘Priza.al’, vihen re pyjet që janë duke u djegur në Maricaj në bashkinë Memaliaj.
Ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo shkak janë bërë temperaturat e larta. Nga informacionet e para bëhet e ditur që forcat zjarrëfikëse ndodhen në terren për të fikur zjarrin. Por terreni i thyer dhe era që favorizon flakët i ka vështirësuar gjërat.
/Priza.al/