Jo vetëm Jugu, por tashmë edhe zona të Veriut të vendit janë nën kërcënimin e flakëve që duket sikur një “dorë e fshehtë” po i përhap kudo.
Mali i Taraboshit është vatra më e re e flakëve në vend që këtë pasdite u përfshi nga zjarri.
Pamjet e siguruara nga mediat, tregojnë flakët që janë përhapur falë erës së fortë në Malin e Taraboshit, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe policia për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Në ndihmë të zjarrfikësve kanë shkuar edhe banorë të zonës, të cilët me mjete rrethanore po punojnë për fikjen e flakëve, Por era e fortë dhe terreni i vështirë ua vështirëson punën zjarrfikësve dhe banorëve të zonës.
/Video: Dosja.al/ Priza.al/