VIDEO/ Zyrtarja shembet në tokë ‘Live’ në konferencën e shtypit, ministri shkon me vrap ta ndihmojë

Nuk është rasti i parë, por mënyra se si një zyrtare është shembur përtokë live gjatë një konference shtypi, i ka befasuar dhe trembur të gjithë fillimisht.

Është fjala për një zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë daneze, e cila ka humbur ndjenjat gjatë një konference për shtyp, duke bërë që rrjedha normale të ndryshonte.

Kjo ndodhi pikërisht teksa ministri danez po fliste për vaksinën “AstraZeneca”, në një kohë që zyrtarja humbi vetëdijen, duke u shembur në tokë.

Pasi kanë kuptuar çfarë ka ndodhur, kolegët e saj nxituan dhe i ofruan ndihmën e parë, duke e kthyer për të qëndruar në brinjë.

Shikoni momentin në videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=nXrTRRAM9Ao

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *