Dyzet e gjashtë persona humbën jetën pasi një autobus pasagjerësh me targa maqedonase mori flakë në autostradën e Strumës. Shtatë persona, 2 femra dhe 5 meshkuj janë plagosur dhe janë dërguar në spital. Autobusi po udhëtonte nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut.
Informacioni për incidentin është marrë pak pas orës 2 të natës së sotme, tha kryekomisioneri Stanislav Stanev nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kombëtare.
Sipas informacioneve fillestare, autobusi është përplasur dhe më pas ka marrë flakë. Në vendngjarje janë dërguar tri makina zjarrfikëse. Në autobus ndodheshin 52 persona, mes të cilëve dy drejtues me shtetësi të Maqedonisë se Veriut dhe 50 pasagjerë me shtetësi shqiptare.
/Priza.al/