VIDEO+FOTO/ Bombë poshtë eskortës së Erdogan, dështon atentati ndaj tij

Dështon atentati ndaj Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan! Media turke, ‘Haber turk’ shkruan se një bombë e vendosur poshtë makinës së një prej eksportave të Erdogan me shpresën se aty mund të hipte vetë Presidenti i Turqisë. Lënda plasëse është pikasur para se të shpërthente duke bërë që atentati i planifikuar të dështonte.

Vrasja e Erdogan ishte planifikuar të zhvillohej gjatë një aktiviteti që kreut i shtetit ka pasur ditën e djeshme por është ndalur në kohë. Në fotot e publikuara në mediat turke shihet edhe eksplozivi i vendosur poshtë mjetit, i cili është çmontuar forcat xheniere në mënyrë të kontrolluar.

 

Ekipet e hetimit të vendit të ngjarjes kanë skanuar gjurmët e gishtave të të dyshuarve në aparat dhe automjet. Policia ka nisur një operacion për kapjen e të dyshuarve, por ende nuk ka një emër. Kujtojmë se Turqia ka disa javë që po përballet me krizën e lirës dhe në njëfarë mënyre Presidenti ‘u ka shpallur luftë’ tregtarëve.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *