VIDEO+FOTO/ Dimri ‘po troket’! Të apasionuarit pas dëborës duhet ta vizitojnë patjetër vendin me reshjet më të mëdha në planet

Qyteti Aomori, në veri të Japonisë është vendi ku bien më shumë reshje dëbore në botë. Sipas portalit ‘Lugares de nieve’, në këtë qytet me gati 300.000 banorë, bie mesatarisht 8 metra borë në vit, midis periudhës janar dhe shkurt.

 

Zona të tjera të Japonisë, veçanërisht ishulli verior i Hokkaido, regjistrojnë sasi reshjesh dëbore edhe më të larta, me deri në 15 metra borë në vit, por jo në qytet. Sasia e borës që bie në këto zona i ka bërë ato që të jenë nga më të përgatiturit për të përballuar problemet që të sjell të pasurit aq shumë reshje dëbore.

Në fakt, ata arrijnë të ruajnë linjat e tyre hekurudhore falë një sistemi që çon ujë të ngrohtë në shinat e trenit.

Japonia është vendi i dytë me më shumë resorte skish në botë. Në total, arkipelagu japonez ka më shumë se 500 vende për të ushtruar këtë sport. Nuk është për t’u habitur dhe rastësi që Japonia ka pritur dy herë Lojërat Olimpike Dimërore.

 

 

/Burimi: Lugares de nieve/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *