VIDEO+FOTO/ Frikë për trazira? Policia rrethon selinë e PD-së teksa vijon votimi për shkarkimin e Bashës

Makina të shumta policie dhe makina ujë-hedhëse janë parë të lëvizin nëpër rrugët e Tiranës ndërsa në Kuvend vijon votimin për shkarkimin ose jo të kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Nga pamjet e filmuara raportohet se forca të shumta policie kanë rrethuar një perimetër të gjerë në Selinë e PD-së duke qendruar pranë Xhamisë së Namazgjasë, cila është dhe pranë selisë.

Kjo prani e madhe e efektivëve vjen pasi Kuvendi kombëtar është në minutat e fundit të mbledhjes së saj dhe ekziston një frikë që delegatët mund ti drejtohen selisë së PD-së.

Burime bëjnë me dije se mund të ketë grumbullim pas përfundimit të votimit dhe kjo është arsyeja pse forcat e rendit kanë marrë masa të forta sigurie, në varësi të situatës.

Momentalisht mësohet se në selinë PD situata është e qetë dhe në zyrë ndodhen kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *