Siguria dhe shëndeti në vendin e punës janë komponentë të rëndësishëm i mbrojtjes sociale të punëmarrësve, por me sa duket në praktikë ky detyrim çalon në vendin tonë.
Pamjet e siguruara nga ‘Priza.al’ janë shkrepur në kryeqytet në zonën mbrapa sheshit Wilson, dhe vijnë si një dëshmi, e cila tregon se punonjësit nuk respektojnë masat e sigurisë në vendin e punës.
Në këto foto shihet se si punonjësi po rrezikon jetën e tij teksa prek telat e korrentit pa marrë asnjë masë sigurie dhe pa u pajisur me mjetet e nevojshme.
Në fakt, sipas Kodit të Punës, punëdhënësi ka detyrimin të informojë punëmarrësit mbi rreziqet që lidhen me punën dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e shëndetit fizik dhe mendor të punëmarrësve gjatë kryerjes së aktivitetit në punë.
Ndërkaq, numri i të aksidentuarve në punë në vendin tonë mbetet i lartë. Kjo ndodh kryesisht pasi nuk pajisen me mjetet e nevojshme të profesionit, ose punonjësit nuk kanë marrë njohuritë apo trajnimet e specializuara për të mësuar rregullat themelore që i mbrojnë nga fatalitetet dhe të parandalojnë rreziqet profesionale
Gjithashtu, duhet të ndërmerren më shumë procedime penale apo masa administrative ndaj punëdhënësve, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësinë më të madhe në rastet kur ndodhin aksidentet.
Video ka mbërritur në redaksi nga lexues te ‘Priza.al’ në numrin tonë të denoncimeve +355 68 40 400 65
/Priza.al/