Pamje dramatike vijnë nga Rusia pas të shtënave me armë në një universitet shtretëror. Nga videot e publikuara në mediat duken studentët të cilët hidhen nga dritaret për të shpëtuar.
Tetë persona u konfirmuan të vrarë, gjashtë të plagosur nga të shtënat në kampusin e një universiteti në qytetin rus të Perm. Autori i krimit u kap. Njerëz të tmerruar u filmuan duke ikur nga ndërtesa përmes dritareve. Incidenti ndodhi në Universitetin Shtetëror të Perm, një nga universitetet më të vjetër në Urale. Mediat sociale të shkollës të hënën në mëngjes paralajmëruan të gjithë ata që ishin në kampus të largoheshin nëse ishte e mundur, ose të mbylleshin brenda një dhome.
Hetuesit thanë se të shtënat morën tetë jetë dhe lanë gjashtë persona të plagosur.
Foto të shkrepura nga vendi i ngjarjes tregojnë një person me armë në dorë jashtë universitetit ndërsa studentëve në auditorë u është thënë që të qëndrojnë pa lëvizur. Universiteti Perm është i njohur për ekselentët në mjekësi dhe është një nga universitetet më të vjetër në Rusi.
#BREAKING: Shooting reported at Russian university, harrowing footage shows students jumping out of windows to escape gunman
More: https://t.co/gV0sv3xUdE pic.twitter.com/bZYNG177yM
— RT (@RT_com) September 20, 2021
Një video tjetër e marrë nga brenda ndërtesës duket se tregon një person të armatosur të veshur me të zeza dhe të veshur me një përkrenare duke ecur ngadalë nëpër kampus ndërsa njerëzit e tmerruar shprehin tronditjen e tyre.
Sulmi përfundoi me kapjen e autorit, njoftuan universiteti dhe policia. Sipas disa mediave, ai u plagos nga policia.
Zyrtarët e zbatimit të ligjit thanë se sulmuesi është student në universitetin ku ndodhën sulmet. Raportet e mëparshme të pakonfirmuara e identifikuan atë si një 18-vjeçar të quajtur Timur Bekmansurov, i cili dyshohet se la një shënim që përshkruante motivet e tij në mediat sociale.
/Burimi: RussiaToday/ Përshtati Priza.al/