Një futbollist brazilian është arrestuar për shkaktimin e një sulmi tronditës ndaj një gjyqtari.
Të hënën, ndeshja si mysafir e Sao Paulo RS kundër Gurani u pezullua kur lojtari i tyre William Ribeiro goditi gjyqtarin në kokë ndërsa ai ishte shtrirë në terren.
Gurani po fitonte 1-0 dhe arbitri Rodrigo Crivellaro ndaloi një faull kundër Ribeiros në startin e pjesës së dytë.
Ribeiro u zemërua me vendimin dhe nisi sulmin e dhunshëm, i cili e la Crivellaro pa ndjenja, me këtë të fundit që u dërgua në spital.
Në pamjet e tmerrshme, lojtarët e Guranit e mbajtën Ribeiron dhe shpejt policia mbërriti në fushë.
Një ambulancë gjithashtu doli për të trajtuar gjyqtarin në mes, i cili më pas u transferua në një spital lokal, aty pranë në Venancio Aires.
Raportimet lokale thonë se ai erdhi atëherë, por prapë duhej të trajtohej nga mjekët.
Sa i përket sulmuesit, ai u ndalua menjëherë dhe u dërgua në stacionin policor lokal dhe po përballet me akuza të rënda penale.
Momento em que William Ribeiro sai do estádio escoltado pela Brigada Militar, irá para UPA, procedimento de praxe, após exame de corpo de delito irá para o presídio de Venâncio Aires, onde responderá por tentativa de homicídio com flagrante.
Fonte: Grupo de WhatsApp. pic.twitter.com/lvX0rCJyCq
— Divisão de Acesso (@divisaodeacesso) October 5, 2021
Delvid Goulart Pereira, presidenti i Sao Paulo RS, konfirmoi se kontrata e Ribeiros është shkëputur menjëherë.
“Për të ardhur keq, për të ardhur keq dhe mbi të gjitha revoltuese,” tha ai në një deklaratë të fortë.
/Priza.al/