Videoja ‘e çmendur’ e Haaland bën xhiron e rrjetit, mund të rrisë ndjeshëm çmimin e tij

Erling Haaland edhe pse i ri, ka arritur të kthehet në njërin nga sulmuesit e jashtëzakonshëm.

Ai është një nga më të talentuarit në mbarë botën dhe aftësia e tij më e madhe është gjetja e rrjetës.

Reprezentuesi norvegjez ka treguar aftësitë e tij herë pas here në fushë si në Bundesliga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve , por këtë herë ai vendosi ta bëjë këtë përmes një stërvitje sfiduese në qendrën stërvitore.

Haaland vendosi tre topa njëra mbi tjetrën dhe më pas arriti në mënyrë të jashtëzakonshme të godiste një objektiv që ishte vendosur në cepin e sipërm të portës, me secilën prej tyre që qëlloi cakun, ndërsa asnjëri top nuk u rrëzua.

Kjo video tregon se kemi të bëjmë me një talent të jashtëzakonshëm të futbollit.

Sulmuesi 21-vjeçar ka regjistruar 11 gola në të gjitha garat për Borussia Dortmund dhe gjithashtu u ka siguruar shokëve të tij katër asistime deri më tani në 2021/22.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *