Videoja tronditëse e Lezhës në rrjet/ Salianji: Turp i madh! Dorëzim i plotë i territorit në kontroll të bandave

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguan mbi videon e djeshme në Lezhë që bëri xhiron e rrjetit, ku persona të armatosur deri në dhëmbë janë futur brenda një lokali, ku kanë kryer kontrolle ndaj disa të rinjve që po qëndronin aty dhe nuk dihet nëse ishin nisur për të vrarë apo jo.

Salianji thotë se është e turpshme që deri tani s’ka pasur asnjë masë, asnjë reagim nga autoritetet. Ai ka rikujtuar shprehjen e Ramës që ngjarje te tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje te kriminalitetit mesatar dhe e ka quajtur një turp të madh këtë justifikim.

Fjala e Salianjit:

“Vrasjet mafioze, grabitjet me armë si ajo e raportuar dje, dhuna e çdo forme po shpërfaqet në çdo cep të territorit ndërkohë institucionet ligjzbatuese në rastin më të mirë janë inekzistente në rastin e keq drejtohen dhe komandohen nga bandat! Asnjë masë, asnjë reagim, dorëzim i plotë i territorit në kontroll të bandave dhe sot justifikimi i turpshëm i Ramës se ngjarje te tilla ndodhin dhe ne kemi gjendje te kriminalitetit mesatar!!! Kur vjedh zgjedhjet me bandat detyrohet dhe të behet zëdhënës i tyre”, shkruan Salianji.

Videoja: 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *