Detaje të reja kanë dalë në lidhje me videon e djeshme në Lezhë, e cila bëri xhiron e rrjetit ku tre persona të armatosur e të pajisur me maska futen në ambientet e një lokali në Lezhë, ku i kërkuan nga disa të rinjve kartat e identiteti dhe më pas u larguan.
Policia bën me dije se është verifikuar se ngjarja ka ndodhur në 13 nëntor 2021, në lokalin i cili ishte në pronësi të shtetasit A.L., në fshatin Zejmen. Sipas policisë dyshohet se shtetasit e shfaqur ne video kanë pasur konflikt me pronarin e këtij lokali, i cili nuk ka qenë prezent. Sipas policisë ngjarja nuk është raportuar në polici dhe nga verifikimet ka rezultuar se nuk ka pasur vjedhje, as persona të dëmtuar.
Sakaq në vijim të veprimeve, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve :A.K. ,25 vjeç, banues në Zejmen, pronari i lokalit, F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, të cilët ndodheshin klientë në lokal, për veprën penale “Moskallëzim i krimit “, kryer në bashkëpunim.
DVP Lezhë-Informacion
Në lidhje me një video të publikuar në media dhe rrjete sociale, ku shfaqeshin disa persona të armatosur në një lokal, në aksin e vjetër Lezhë-Milot, ju bëjmë me dije se:
Shërbimet e Policisë Lezhë, sapo janë vënë në dijeni kanë organizuar punën për identifikimin e lokalit dhe personave që shfaqen në video.
Nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur më datën 13 nëntor 2021, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në fshatin Zejmen dhe shtetasit që shfaqen në video, dyshohet se kanë pasur konflikt me pronarin e këtij lokali, i cili nuk ka qënë prezent.
Gjithashtu, bëjmë me dije opinionin publik se ngjarja nuk është raportuar në Polici, si dhe nga verifikimet ka rezultuar se nuk ka pasur vjedhje, as persona të dëmtuar.
Në vijim të veprimeve, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve :A.K. ,25 vjeç, banues në Zejmen, pronari i lokalit, F.B., 26 vjeç, M.V.,29 vjeç dhe I.A., 34 vjeç, banues në fshatin Pllanë, Lezhë, të cilët ndodheshin klientë në lokal, për vepren penale “Moskallëzim i krimit “, kryer në bashkëpunim.
Nën drejtimin e Prokurorisë Lezhë, vijon puna intensive për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.
/Priza.al/