Tejkalimi i orës policore është shndërruar në një shkak përplasjesh fizike në jo pak raste mes qytetarëve dhe Policisë së Shtetit.
Vetëm gjatë natës së mbrëmshme disa të rinj janë konfliktuar me efektivët e rendit në qytetin e Durrësit. Pamjet e siguruara nga “SYRI TV” tregojnë se, si degradon situata në përplasje fizike mes disa të rinjve dhe agjentëve të policisë.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në një nga lagjet e Durrësit, teksa të rinjtë ishin duke ngrënë në një prej “fast-food”-eve të zonës, pak minuta pasi kishte kaluar ora 23:00.
Nuk dihet se kush ishte shkaku i sherrit, por situata ka dalë jashtë kontrollit, duke degraduar në grushte mes forcave të rendit dhe të rinjve.
Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë verës vendosi se ora policore do të ishte deri më 24:00 të mbrëmjes deri në 6:00 të mëngjesit. Ndërkohë që disa ditë më parë ekspertët vendosin të kufizojnë me një orë qarkullimin e mbrëmjes, duke ndaluar qarkullimin deri në orën 23:00.
/Video: SyriTv/