(VIDEO)“Të quajnë imorale, të bezdis kjo?”/ Gazetari i njohur përplaset publikisht me Xhensila Peren

Sherri i bujshëm i pak kohëve më parë ndërmjet bukuroshes Xhensila Pere dhe gazetarit Ronaldo Sharka, ka vijuar edhe në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”. Po si nisi e gjithë kjo? Ronaldo e pyeti Xhensilën nëse punon si eskortë në Dubai, dhe ajo nuk e priti fare mirë.

Si kundërpërgjigje ajo e pyeti Ronaldon nëse është gay, sepse opinioni publik mendon kështu. Thumbimet mes palëve kanë vijuar edhe në rrjetet sociale, e madje nuk kanë ndalur edhe në “Dua të të bëj të lumtur”.

Ishte Ronaldo ai që kishte ftuar Xhensilën për të diskutuar. Ndonëse pritej që gjakrat të qetësoheshin, kjo gjë nuk ndodhi. Ronaldo u shpreh se Xhensila e keqkuptoi pyetjen e tij, dhe se në fakt nuk duhej ta kishte ftuar fare në emision, sepse është një person që nuk ka dhënë asnjë kontribut për publikun shqiptar. Megjithatë Ronaldo e pranoi se pyetjen mund t’ja kishte bërë në një formë më të butë, dhe se nuk e kishte si qëllim në asnjë moment të denigronte figurën e Xhensilës.

E ndërsa Xhensila argumentoi se Ronaldo ja bëri dy herë pyetjen, dhe për këtë kishte si qëllim të ulte figurën e saj. Ajo tha se nuk ka asgjë personale me Ronaldon, por duhej të bëhej dikush kurban që gazetarët të mos bëjnë më pyetje denigruese. Xhensila u shpreh se nuk i dogji asnjë fjalë e Ronaldos, por thjesht duhej të bëhej ai kurban, që të mësonin të tjerët.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *