Vidhet dhe zhduket nga FB, faqja e Syri.net!

Këtë të premte është hakëruar faqja zyrtare në Facebook e medies Syri.net. Faqja një nga më të mëdhatë aktive mes medieve shqiptare me mbi 600 mijë ndjekës fillimisht është bllokuar pastaj është fshirë fare nga rrjeti më i madh social.

Media Syri ka reaguar nëpërmjet një shënimi duke akuzuar drejtpërdrejtë për këtë krim vetë kryeminstrin Edi Rama.

Shënimi i plotë i Syri.net

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet në sulmin e tij ndaj aksionit të opozitës dhe mediave opozitare në vend.

Ditën e sotme është hakeruar dhe vjedhur faqja e Facebook-ut të Syri.net, medias online më të madhe dhe më të ndjekur në Shqipëri.

Ky sulm vjen menjëherë pas atentatit ndaj liderit të opozitës Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit.

Hakerimi i faqes së SYRIT ndodh pas raportimeve të shumta nga portali se personi që kreu atentatin ndaj Berishës ishte një person i infiltruar.

Ky sulm po ashtu vjen në kohën kur liria e medieve në vend ka shënuar rënien më të madhe, ndërsa Shqipëria renditet me shtetet më despotike në planet.

I bëjmë me dije Ramës dhe kujtdo personi tjetër përgjegjës ndaj këtij sulmi, se rasti do të ndiqet në të gjitha format.

Kujtojmë që ueb-i i SYRIT është sulmuar disa herë nga zyrat e zëdhënësit të Ramës, Endri Fugës në bodrumet e Pallatit të Kongreseve që përdor për të hakeruar ueb-et që nuk ka kontroll mbi to.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *