Vidhet shkolla ‘Ismail Qemali’ në Shkodër

Shkolla 9-vjeçare ‘Ismail Qemali’ në qytetin e Shkodrës ka rënë pre e një grabitjeje gjatë natës.

Persona të paidentifikuar kanë hyrë në shkollë gjatë natës dhe kanë arritur të vjedhin vetëm një laptop. Ata kanë tentuar të futen edhe në sallën e kodimit, por nuk kanë arritur pasi dera ka qenë e blinduar.

Mësohet se forcat e policisë kanë mbërritur në ambientet e institucionit arsimor.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *