Vidhnin lopë në Greqi dhe i fusnin kontrabandë në Shqipëri, arrestohen 5 persona

Dy kamionë ku po transportoheshin 25 krerë bagëti janë zbuluar nga policia e Sarandës, teksa në pranga kanë rënë 5 persona.

Uniformat blu raportojnë se Arben Husi, 50-vjeç, Kreshnik Likaj, 37-vjeç, Venetik Dylmishi, u arrestuan nga policia, pasi vidhnin lopë në Greqi dhe i fusnin kontrabandë në Shqipëri.

Ndërsa Jurgen Haxhi, 32-vjeç, si dhe Adil Sheraj me detyrë veteriner, në Zyrën e Bujqësisë Sarandë, të dy banues në Sarandë u arrestuan për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Pas hetimeve ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë të trasha, në Greqi, i kontrabandonin ato, nëpërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara, i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare.

Njoftimi i policisë:

Kontrabandonin bagëti të trasha, nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim tregtimin e tyre, vihen në pranga 5 shtetas.

Sekuestrohen 2 kamionë me të cilët transportoheshin 25 krerë bagëti të dyshuara të vjedhura në Greqi, si dhe 5 aparate celulare. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, mbështetur dhe në inteligjencën informative, se në Konispol po bëhej tregtimi i disa bagëtive të trasha të kontrabanduara, kanë organizuar punën dhe kanë goditur këtë rast, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informale”.

Si rezultat u vunë në pranga shtetasit:

A. H., 50 vjeç, banues në Konispol, K. L., 32 vjeç, banues në Fier dhe V. D., 37 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Transportimi i mallrave kontrabandë”, kryer në bashkëpunim; A. Sh., 55 vjeç, me detyrë veteriner, në Zyrën e Bujqësisë Sarandë, dhe J. H., 26 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin bagëtitë të trasha, në Greqi, i kontrabandonin ato, nepërmjet kufirit të gjelbër, në territorin shqiptar, dhe me anë të dokumenteve të falsifikuara, i shisnin kundrejt shumave të ndryshme monetare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *