Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës pasi akuzohet se ka vjedhur disa banesa dhe dyqane në qytet.
Autoritetet kanë mundur të zbardhin dy vjedhje të kryera nga i riu, ndërsa raportohet se në momentin e kapjes shërbimet e policisë i gjetën një sasi lënde narkotike canabis sattiva.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 28-vjeçari Fatjet Kaca, është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetasit A.S., dhe i vjedhjes së banesës të shtetasit A.M., në qytetin e Peshkopisë.
Njoftimi i policisë:
Dibër/Vidhte në banesa dhe në dyqane, kapet e vihet në pranga 28-vjeçari.
Zbardhen dy vjedhje të kryera nga ky shtetas.
Në momentin e kapjes, shërbimet e policisë i gjetën një sasi lënde narkotike canabis sattiva.
Vijon puna hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të dyshuara të kryera më parë nga ky shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin e rasteve të vjedhjes së pronës e pasurisë dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që kishte kryer vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat u kap dhe u arrestua shtetasi F. K., 28 vjeç, banues në Dibër.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 28-vjeçari, është autori i vjedhjes së dyqanit të shtetasit A.S., dhe i vjedhjes së banesës të shtetasit A.M., në qytetin e Peshkopisë.
Në momentin e kapjes shërbimet e policisë, i gjetën 28-vjeçarit të fshehur në trup, një sasi lënde narkotike canabis sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.