Vijojnë aksidentet në Shqipëri/ Dy automjete përplasen në aksin Cërrik–Belsh, raportohet për të plagosur

Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Cërrik-Belsh. Mësohet se dy makina janë përplasur mes tyre, duke bërë që njëra prej tyre të përfundojë jashtë rruge.

Nga aksidenti raportohet se janë plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është bllokuar në mjetin e tij, ndërkohë policia po vijon me hetimet për zbardhjen e shkaqeve.

Ambulanca ende nuk ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *