Vijojnë replikat mes Sarës dhe Kozetës: Po më thyen zemrën, mos e ul veten

Duket se replikat e ironitë mes gazetares Kozeta Kurti e Sara Gjordenit nuk po mbarojnë.

“Iu bëftë dita 1000 Sara Gjordeni që i doli në mbrojtje Grida Dumës”, tha Kozeta duke e ironizuar për komentin e saj për Grida Dumën lidhur me ofendimet nga gazetari Arian Çani i ftuar në një podcast.

Sara i ktheu përgjigje ditën e djeshme përmes një reagimi për Kozetën dhe për komentueset në postimin e saj.

Por, Kozeta vijoi me ironinë pas reagimit të Sarës, ku tha: “Këtë rradhë, ju bëftë dita 2000 Sarës, se prej saj, mora vëmendjen që prisja prej vitesh e nuk po e merrja dot! Faleminderit që ekziston Sara! P.S. Tani, unë edhe mund të them se çfarë isha duke bërë, kur ti ke bërë Big Brother Vip, por nuk e mbaj dot edhe një viralitet tjetër. Jam e pamësuar me famën dhe kam frike se mos nuk e menaxhoj dot!”

Sigurisht që ironia e Kozetës nuk mbeti pa një përgjigje nga Sara duke kaluar edhe në ironi për viralitet e klikime, pas shkrimit të Kozetës, ndërsa gazetarja ia ka kthyer vetëm me një “Rrofsh”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *