Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1,017 raste të reja me koronavirus nga 4,024 testime të kryera. Fatkeqësisht, 2 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Durrësi 48 vjeçe dhe një qytetar nga Lushnja 61 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 136 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar nga koronavirusi 1,254 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 209,455 që nga fillimi i epidemisë.
Sakaq, në të gjithë vendin janë 20,928 pacientë aktivë me COVID. Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të infektimeve dhe viktimave. Dje u regjistruan 697 qytetarë të infektuar dhe 4 humbje jete.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja u regjistruan në këto bashki; 618 në Tiranë, 41 në Lushnje, 33 Durrës, 30 në Berat, 29 në Fier, 25 në Vlorë, 22 në Gjirokastër, 16 në Sarandë, 15 Mallakastër, 12 në Kurbin, Krujë, Dibër, Devoll, 11 në Peqin, 10 në Kukës, Lezhë, Gramsh, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Delvinë, Korçë, 6 në Shijak, Kamëz, Përmet, Tepelenë, 5 në Vorë, Pogradec, Kuçovë, 4 Divjakë, Skrapar, 3 në Shkodër, Has, Rrogozhinë, 2 në Pukë, Tropojë, Mat, Memaliaj, 1 në Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Kolonjë, Poliçan, Librazhd.
Statistika (17 Janar 2022)
Raste të reja ditore 1,017
Të shëruar në 24 orë 1,254
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 4,024
Testime totale 1,580,889
Raste pozitive 233,654
Raste të shëruara 209,455
Raste Aktive 20,928
Humbje jete 3,271
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 10,161
Durrës 1,601
Fier 1,589
Elbasan 1,475
Shkodër 1,291
Vlorë 1,224
Gjirokastër 950
Berat 794
Lezhë 706
Korçë 699
Dibër 236
Kukës 202