Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C vlera më e ulët deri në 42°C vlera më e lartë e cila pritet në qarqet Elbasan dhe Berat.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior dhe Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.