Tensionet bë hyrje të Parlamentit kanë vijuar, pasi punonjësit e gardës nuk po lejojnë deputetët e përjashtuar të Partisë Demokratike të futen në seancën plenare që sapo ka nisur.
“A ju vjen turp apo jo
Na leni të hyjmë.
Nuk e vendos Rama do futemi në Kuvend apo jo.
Mos u bëni palë me kriminelët”, thanë deputetët.
Tetë deputetët e përjashtuar janë Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.