Vijon çmontimi i ‘kamerave të krimit’/ Nën hetim disa persona në Korçë, Vlorë dhe Durrës

Kamerat e vendosura nga grupet kriminale kanë vijuar procesin e çmontimit të kamerave në qarqe të ndryshme. Në 3 qarqet, Durrës, Korçë e Vlorë janë hequr në total 23 kamera. Pas çmontimit, në qarkun Korçë janë vënë nën hetim 6 persona, në Vlorë 4 persona dhe në Durrës 3 persona. Në total, që prej fillimit të operacionit janë çmontuar 531 kamera.

-Në qarkun Korçë, në vijim të fazës së pestë, Policia ka çmontuar dhe sekuestruar 6 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 6 persona. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 54 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 20 persona.

-Në qarkun Vlorë, në vijim të fazës së tretë, Policia ka sekuestruar 10 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, në Vlorë dhe në Delvinë. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 4 persona. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar në total 26 kamera.

-Në qarkun Durrës, në vijim të fazës së katërt, Policia ka sekuestruar 7 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin. Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 3 persona.

Që nga nisja e operacionit, nën hetim, në 9 qarqe ku operacioni është shtrirë janë vënë 83 persona, një pjesë e madhe e të cilëve me precedent të theksuar kriminal. Emra si Plaurent Dervishaj, Avdylajt e Shijakut, Saimir Taullau në Lushnje, e më gjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *