Vijon debati për vaksinimin e fëmijëve/ Pas studimeve të fundit, ja çfarë thotë Taulant Muka

Pas miratimit për dozën e tretë të vaksinës për të rritur, ka vijuar debati edhe për vaksinimin e fëmijëve. Shkencëtari Taulant Muka ka folur sot në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’. Muka shprehet se nuk e sheh të nevojshme vaksinimin tek fëmijët pasi mund të ketë efekte anësore.

Flavio: Edhe nëse ke mbështetur një pjesë të popullatës për vaksinim me fëmijët ke qënë paksa më i rezervuar, pse?

Taulant Muka: Duhet kuptuar se fëmijët nuk është se kalojnë një Covid të rëndë. E ka treguar dhe rasti në Shqipëri, e kemi lënë jetën të vazhdojë normalisht, fëmijët kanë vazhduar shkollën normalisht të paktën me të dhënat zyrtare deri më sot, të mos gaboj në Shqipëri ka pasur vetëm një ndërrim jete fatkeqësisht nga COVID dhe duhet qartësuar se dhe fëmija që ka ndërruar jetë ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese. Nga ana tjetër po të shikojmë dhe vetë të dhënat e studimit klinik të Pfizer/BioTnech shikohet shumë qartë që ka vetëm eksperiencë të COVID-19 pra me simptoma shumë të lehta dhe nuk ka pasur asnjë rast të identifikuar të fëmijëve me sëmundje të rëndë apo dhe ndërrim jete. Jo vetëm nga të dhënat klinike që janë të dhënat më të mira por edhe nga të dhënat që janë publikuar nga Izraeli. Në këtë kontekst e shoh shumë të vështirë aplikimin e një vaksine për të cilat ne nuk kemi shumë njohuri mbi efektet anësore dhe shqetësimet që ka për miokardin në këtë popullatë dhe kryesisht në rast se janë fëmijë të gjinisë mashkullore.

Flavio: Ka pasur dhe një specifikim nga shefja e fushatës së vaksinimit, pikërisht do të jetë e detyrueshme për ata fëmijë që kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Ky është një moment ku i bashkohesh i qëndron ?

Muka: Nuk jam i sigurtë. Nuk ka të dhëna dhe studimi që është bërë dhe nga Pfizer/BionTech nuk është bërë me fëmijë të sëmurë dhe sigurisht që këtu mungojnë të dhënat dhe sigurisht që nuk mund të ketë detyrim të vaksinimit përveç se dëshirë dhe zgjedhje individuale bazuar në konsesin e prindërit. Dhe unë jam i këtij vendimi dhe mendimi se si duhet të procedohet me fëmijët. Mos të harrojmë që në Shqipëri ka një imunitet natyror të lartë krahasuar me vende të tjera të Evropës, sigurisht fëmijët nuk kanë qënë larg infektimit , kanë vazhduar jetën e tyre normale si gjithë grupmoshat e tjera. Në këtë kontekst unë besoj se ky imunitet natyral i bën fëmijët më të mbrojtur afatgjatë dhe nuk besoj që duhet shpejtuar me detyrimin e fëmijëve në përdorimin e vaksinës kur ende kemi paqartësi përsa i përket indikacioneve apo sinjaleve që kemi në lidhje me inflamacionin e zemrës. Duhet të kujtoj se ka studime që tek meshkujt nën moshën 30 vjeç mendohet që 1 rast imiokardit në 5000-10000 të vaksinuar dhe 30 përqind të rasteve sipas një të dhënë të fundit CDC duket se nuk ka një prognozë të mirë, vazhdon të ketë simptoma dhe pas tre katër javësh edhe me shumë. Në këtë kontekst unë besoj se duhet të jemi më të kujdesshëm dhe të tregohemi më të maturuar përsa i përket aplimikimit të vaksinës COVID-19 në grup moshën e të rinjve.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *