Vijon katastofa në Greqi/ Shënohet viktima e parë nga zjarret, flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së madhe

Greqi/ Vijon prej disa ditësh zjarri në kryeqytetij grek, Athinën. Nga ajo që transmetojnë mediat greke, vatrat të reja po përhapen si pasojë e erës së fortë.
Së fundmi, qyteti që “kërcënohet” nga flakët është Egjios Stefanos i cili ndodhet 25 km larg Athinës.

Në këtë qytet, policia greke ka arritur që të evakuojë 10.000 qytetarë të cilët janë të trembur dhe të panikosur nga zjarri që po ‘përpin’ gjithçka.
Në ndihmë të Greqisë kanë shkuar Franca, Suedia, Rumania, Qiproja e Zvicra kundër zjarreve masive.

Në afërsi të Kryonierit ndërroi jetë edhe presidenti i Dhomës së Industrisë e Tregtisë në Athinë, Konstantions Michalos, i cili u gjet pa jetë në fabrikën e tij shumë pranë zjarreve. Edhe dy zjarrfikës janë dërguar në spital në gjendje kritike. Mjaft të tjerë shkuan në spitale me djegie apo helmim nga tymi.

Mijëra persona të tjerë kanë humbur strehët e tyre. Qeveria ofron ndërkohë fjetjen falas në hotele, por shumë vetë duan të rikthehen në shtëpitë e tyre, kur ato nuk janë djegur apo kur duket se rreziku i zjarreve është larguar.

Me temperatura 40 deri në 45 gradë Celcius Greqia po përjeton një nxehtësi të pazakontë. Mbrojtja Civile i lajmëron qytetarët me SMS në të gjithë vendin për “rrezikun ekstrem të zjarreve në ditët e ardhshme. “Po qe se disa vetë ende pyesin, nëse ndryshimi i klimës është realitet, ata duhet të vijnë këtu”, u shpreh kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizite në zonat ku kanë rënë zjarret.

/DW/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *