Vijon ‘lufta’ mes Monikës dhe Ilirit, por balerini surprizon me veprimin e fundit

Gjatë spektaklit të së martës Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri shkaktuan debate të forta me njëri-tjetrin. Aktorja e njohur u shpreh e ofenduar nga disa batuta të balerinit për “treshen”.

Shaqiri u shpreh se nuk e kishte aspak për Monikën, por ishte fjala për mjeljen e dhisë. Madje edhe Arjola, e cila është shoqe e të dyve u shpreh se nëse balerini e ka pasur për aktoren, është një gjë shumë e rëndë, pasi nuk e pret nga ai.

Por mbrëmjen e djeshme, Iliri i ka habitur të gjithë teksa i ka dhuruar një të puthur në faqe Monikës.

Pjesë nga biseda e tyre:

Monika: Ça është kjo?

Iliri: Një puthje që nuk është asnjë lloj gjëje vetëm se një puthje.

Monika: Vetëm një puthje

Iliri: Kisha nevojë të ta jepja dhe ta dhashë

Monika: Pra lufta jonë vazhdon?

Iliri: Sigurisht

Monika: Do luftojmë

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *