Zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Drilona Hoxha ka folur rreth zhvillimeve më të fundit të zgjedhjeve që po zhvillohen në vend. Ajo tha se deri më tani, procesi i votimit ka vijuar normalisht, përveç disa incidenteve të vogla.
Ndërkohë ajo ka theksuar se pas bllokimit për disa momente të aplikacionit të KQZ për të dhënat në lidhje me pjesëmarrësit, tashmë çdo gjë është nën kontroll.
Hoxha bëri me dije se në orën 16:00 në rang kombëtar në bazë të rezultateve të publikuara nga disa nga qendrat e votimit numri i pjesëmarrësve ka shkuar në 38.04 %.
“Aplikacioni vijon që të jetë funksional dhe tashmë operatorët po japin të dhënat e përgjithshme në lidhje me qendrat e votimit. Në lidhje me pjesëmarrjen në votimi në orën 16:00 është diku tek 38.04 %, vetëm nga 1612 qendra votimi nga 5199 qendra votimi që ka deri më tani”, ka thënë ajo.